Konventa e PDK-së vazhdon pa prezencë të mediave, votohet kryetari i ri

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 11:05
 Konventa e PDK-së vazhdon pa prezencë të mediave, votohet kryetari i ri

Punimet e konventës së PDK-së për zgjedhjen e kryetari të ri po vazhdojnë pa prezencën e mediave.

Anëtari i PDK-së, Bajrush Xhemajli që është pjesë e grupit punues të Konventës kërkoi nga të gjithë të pranishmit që nuk janë delegatë të lirojnë sallën.

Kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie është deputeti Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

(Kosova Sot Online)