ShSKUK: 81 pacientë të hospitalizuar nga Covid-19

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 11:42
 ShSKUK: 81 pacientë të hospitalizuar nga Covid-19

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës, ka njoftuar se 81 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19, në klinikat për Covid-19 dhe në spitalet rajonale.

Prej tyre 29 persona janë të konfirmuar pozitiv Covid-19.

Prej tyre 55 janë në oksigjeno-terapi.

Në ndërkohë ShSKUK, ka njoftuar se në Spitalin e Vushtrrisë aktualisht nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Vushtrrisë nuk ka asnjë  pacientë që po trajtohen nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 81 pacientë, 29 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 61 pacientë, 13  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 42  me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 13  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë+ 19 pacientë post-covid  në Klinikën Infektive

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20  pacientë

16  të konfirmuar pozitivë

13 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 1  pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 15  pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1  pacient

Spitali i Vushtrrisë, nuk ka pacientë

(Kosova Sot Online)