Valë nxehtësie në këtë vend, rrufeja shkakton qindra zjarre

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 11:55
 Valë nxehtësie në këtë vend, rrufeja shkakton qindra zjarre

Vala e të nxehtit në Kanada, që ka arritur në temperatura rekord ka shkaktuar qindra zjarre në të gjithë vendin. Mediat vendase bëjnë të ditur se më shumë se 130 zjarre të shkaktuara nga rrufetë janë ndezur në të gjithë Kanadanë perëndimore.

Qeveria federale e Kanadasë tha se do të dërgonte avionë ushtarakë për të ndihmuar punonjësit e urgjencës që luftonin për të kontrolluar zjarret në British Columbia.

Lytton, i cili regjistroi të martën temperaturën më të lartë të Kanadasë prej 49.6Ctë martën, u shkatërrua nga zjarri, ndërsa njerëzit u larguan  nga vendi.

Zjarri në fshat, rreth 260 km (160 milje) në veri-lindje të Vancouver,  detyroi shumë nga 250 banorët e saj të largoheshin pa sendet e tyre të mërkurën në mbrëmje.

“Brenda rreth 15 minutash i gjithë qyteti u përfshi nga flakët,” tha kryebashkiaku Jan Polderman.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta janë regjistruar në vendet e Amerikës së Veriut ditët e fundit.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, si valët e nxehtësisë.

Të premten, Shërbimi i Zjarrit të Mbrojtjes në British Columbia tha se 136 zjarre ishin aktive në të gjithë provincën, pas rreth 12,000 goditjeve të rrufeve një ditë më parë, shkruan a2news.

Qindra njerëz janë paralajmëruar se mund të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre.

(Kosova Sot Online)