I frikësohen zbulimit të tradhtisë kombëtare dhe ndjekjes penale

I frikësohen zbulimit të tradhtisë kombëtare dhe ndjekjes penale

Gani Qarri

  • 03 July 2021 - 09:03

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Ish-negociatorët e inkriminuar, të dialogut të deritanishëm jo transparent me Serbinë, duke ditur tradhtitë trashanike dhe lëshimet katastrofale që mund ti kenë bërë në favor të Serbisë dhe dëm të Kosovës, të cilat gjatë zhvillimit aktual të dialogut pritet të zbulohen, që të gjitha, njëra pas tjetrës, tani po frikësohen që të përfshihen edhe në ekipin e qeverisë së Albin Kurtit për ta përmbyllur këtë proces maratonik të gjithë së bashku, nga ndjenja e fajit dhe frika për përgjegjësi penale që pritet të rëndoj mbi ta.

Opozitarët e këtij mandati të ri legjislativ dhe qeverisës, derisa ishin në pushtet, vazhdimisht bënin sikur janë krenar me bisedimet e zhvilluara dhe gjoja edhe kanë punuar që procesi të përfundon me njohje reciproke dhe pa pasoja për sovranitetin dhe integritetin kushtetues e territorial të shtetit të Kosovës, faktet po dëshmojnë gjithnjë e më shumë, se ata në vijimësi kanë rrezikuar tërësinë territoriale, rregullimin e brendshëm shtetëror si dhe vet ekzistencën e Kosovës si vend i lirë e i pavarur, duke bërë pazare me tokat e vendit dhe bos njëzimin e Kosovës.

Madje Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe PDK, kanë harruar tërësisht aktet e tyre të kundërligjshme e kundër kushtetuese dhe antishtetërorë e antikombëtare, duke shfrytëzuar përmbylljen e 100 ditëshit të parë të punës së Qeverisë Kurti, për ta kritikuar atë, kinse ajo ka devijuar dialogun me Serbinë, vetëm pse nuk pranon aktet e kuislingut Thaçi për asociacionin një etnik serb dhe ndarjen e Kosovës, duke e quajtur edhe devijim nga rruga që e kanë trasuar ata në qeverisjen e kaluar në dëm të interesit të Kosovës. Kështu që, ata në vend se të jenë brenda procesit dhe të japin kontributin e tyre në favor të interesit të shtetit të Kosovës, opozitarët po hedhin Kritika boshe, e propozojnë strategji të dyshimta dhe shumë të rrezikshme për vazhdimin e dialogut nga distanca.

Pra vet kjo, është loja më e pistë dhe më e pa sinqertë e opozitës së inkriminuar me këtë proces historik, duke u distancuar tërësisht nga pjesëmarrja dhe bashkëpunimi në dialog, derisa për një dekadë të plotë ishin po PDK dhe LDK, kryekogjabashët që kanë qenë bashkëpjesëmarrës dhe bashkë udhëtarë në të gjitha lëshimet antikushtetuese, deri në fundin e mandatit të Qeverisë Hoti, i cili përveç nënshkrimit të zajednicës serbe nga Thaçi e Mustafa, Hoti me nënshkrimin që vendosi në Vashington, bëri Serbinë hisedarë edhe në Ujman, e cila për dekada ka humbur edhe proceset gjyqësore që përmes drejtësisë t’ia ngulë kthetrat edhe këtij resursi jetik ujor dhe ekonomik, më të madhin në Kosovë, pa të cilin, vendi ynë nuk mund të mbijetojë si shtet i lirë dhe i pavarur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".