Hoti mori mbi 7,300 euro nga 'Trusti' sa ishte shef Qeverie

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 12:15
Hoti mori mbi 7,300 euro nga 'Trusti' sa ishte shef Qeverie

Një muaj pasi u emërua shef i Qeverisë, me qëllim për t’u ndihmuar qytetarëve në kohë pandemie, Avdullah Hoti inicioi projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili u votua më pas në Kuvendin e Kosovës.

Ky ligj parashihte edhe mundësinë që qytetarë t’i tërhiqnin 10 për qind të kursimeve të tyre “Trusti”.

Përmes këtij ligji, u tërhoqën mbi 198 milionë euro. Në mesin e atyre që tërhoqën mjete nga “Trusti” ishte edhe vet ish kryeministri Hoti. Ai së bashku me bashkëshorten e tij, tërhoqën mbi 7 mijë e 300. Jo vetëm Hoti, kursime nga “Trusti” tërhoqën edhe politikanë të tjerë nga pozita e opozita.

Obligimin ligjor të deklarimit të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion e ka kryer edhe ish kryeministri Hoti. Ai ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme si truall e banesë, e cila është në pronësi të përbashkët me vlerë 128 mijë euro. Në anën tjetër Hoti ka deklaruar se nuk ka veturë apo pasuri të luajtshme. Gjithashtu, zyrtarisht nga Hoti është deklaruar se nuk posedon aksione në biznese komerciale e as letra me vlerë.

Ndryshe, ish kreu i ekzekutivit ka deklaruar se parat të gatshme të cilat i mban në institucionet financiare janë gjithsej 26 mijë e 267 euro, ku të tijat janë 23 mijë e 350 euro ndërsa pjesa tjetër është deklaruar se janë të bashkëshortes dhe fëmijëve.

Ndonëse Hoti ka deklaruar se ka para ta gatshme mirëpo ka dhe një borxh 5 mijë eurosh ndaj një personi personi fizik të cilit i kishte marr huazim për blerje të truallit.

Hoti ka deklaruar se mori pagë 2 mijë e 229 euro nga Kuvendi i Kosovës. Këto para sipas sqarimeve të Hotit në regjistrin e deklarimit të pasurisë janë nga paga neto dhe shtesat për seanca dhe komisione nga Kuvendi i Kosovës për muajin janar 2020 derisa e ka marrë detyrën ne Qeveri.

Janë 6 mijë e 300 euro të hyra nga paga për angazhimin për orë mësimore për vitin akademik 2019-2020 në Kolegjin “Dardania”.

“Paga ( neto ) për angazhimin për orë mësimore në Kolegjin Dardania për vitin akademik 2019 2020. pjesa për vitin 2020 ( angazhimi i pezulluar gjatë mandatit si kryeministër”, sqaron Hoti

Hoti ka deklaruar se mori pagë 2 mijë e 707 euro nga Qeveria e Kosovës ku më pas vazhdoi si kryeministër. Paga nga Qeveria e Kosovës shkoi deri 12 mijë e 529 euro.

“Paga ( neto ) nga Qeveria e Kosovës si Zëvendëskryeministër i Parë ( 3 shkurt – 25 mars 2020 ) dhe si Kryeministër ( 3 qershor – 31 dhjetor 2020) 3 Mëditje nga Qeveria Kosovës për vitin 2020 për udhëtime zyrtare .”, deklarohet Hoti në formular.

Hoti mori pagë sekondare për vitin 2019-2020 mori nga Universiteti Prishtinës 8 mijë e 389 euro. Sipas tij, pjesa gjatë vitit 2020 angazhimi i pezulluar gjatë mandatit si Kryeministër

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se ka tërhequr 10 për qind të kursimeve të tija nga Fondi i Kursimeve Pensional të Kosovës, në shumën e 6 mijë e 355 euro sipas Ligjit 07 / L – 016 për Rimëkëmbje Ekonomike.

Bazuar në tabelën e “Trusti”, dy ditëve të para, i bie që Hoti të bën pjesë në mesin e 1 mijë e 318 aplikuesve që shumat e 10 përqindëshit për tërheqje janë mbi 4 mijë euro,.

Ndryshe, numri i atyre që kanë aplikuar në shumën deri 100 euro shkon në 71 mijë e 754 aplikues, nëse shikohet nga 0-500 euro, ky numër rezulton në 181 mijë e 33 aplikues, ndërsa deri në 1,000 euro numri i shkon deri në 232 mijë e 793 aplikues.

(Kosova Sot Online)