Ferizaj: Bien nga ndërtesa ku ishin duke punuar, lëndohen dy persona

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 12:30
Ferizaj: Bien nga ndërtesa ku ishin duke punuar, lëndohen dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi kanë rënë nga një objekt ndërtimi derisa ishin duke punuar.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Polica e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:10 në rrugën ‘Hyzer Haxhiu’ në Ferizaj.

“Rr. Hyzer Haxhiu ,Ferizaj 02.07.2021 ─ 07:10. Lëndime trupore kanë pësuar dy viktima meshkuj kosovarë pasi të njëjtit gjersa ishin duke punuar në një objekt në ndërtim, janë rrëzuar nga skelet. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

(Kosova Sot Online)