A fshihet Thaçi e Veseli pas përzgjedhjes së Memli Krasniqit si shef I PDK-së?

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 13:01
A fshihet Thaçi e Veseli pas përzgjedhjes së Memli Krasniqit si shef I PDK-së?

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se Memli Krasniqi e ka përgatitje dhe vizionin për të qenë i pari i PDK-së.

Hoxhaj shtoi se PDK-ja duhet të nisë rrugën e fitoreve.

“Ne bëjmë përpjeke që përmes kësaj Konvente ta ndryshojmë partinë. Nuk ka pozita me tapi në parti, ajo duhet hapet në planin përmbajtësor që të ketë ide të reja”.

“Zotëri Krasniqi e ka përgatitjen dhe vizionin për të qenë kryetar i ri i PDK’së, kuptohet nëse këtë e vendosin delegatët”, tha Hoxhaj.

Ai ka treguar edhe se a ka pasur kontakte me Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Nuk kam folur për shumë javë me Thaçin e Veselin. Çdo vendimarrje që kam marrë në këtë ta tetë muaj në parti, e kam marrë vet dhe nuk kam marr me nga ndonjë telefonatë nga Haga”.

Hoxhaj shtoi se PDK-ja do të kthehet si parti e parë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Zgjedhja e kryetari të ri duhet të reflektojë Kosovën e vitit 2021. Qëllimi i Konventës është për të rikthyer PDK-në në partinë e parë nacionale.

“Jam i bindur se prej Mitrovicës e deri në Prizren, PDK-ja do të kthehet në shumë komuna dhe do të mbajë komunat që ka në zgjedhjet lokale”.

“Zgjedhjet lokale do ta rikthejnë PDK-në dhe kemi kandidatë shumë të mirë. Shoqëria në vend ka ndryshuar dhe PDK-ja do të jetë më gjithëpërfshirëse”.

(Kosova Sot Online)