Kjo është drejtësia që e po amniston, nuk po e lufton krimin e organizuar!

Kjo është drejtësia që e po amniston, nuk po e lufton krimin e organizuar!
Kjo është drejtësia që e po amniston, nuk po e lufton krimin e organizuar!

Xhevat Meha

  • 03 July 2021 - 09:18

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Kriminalitetit si sistem në Kosovë është ndërtuar me program, edhe luftimi duhet të kryhet me program. Një program për luftim të krimit të organizuar është paraqitë para qytetarëve në fushatën për zgjedhjet e vitit 2019 nga LDK dhe VV si zotim, dhe kur mori besimin u shndërrua në program qeverisës Albin-Vjosa. Ky program qeverisës u rrëzua nga tandemi Hashim-Isa. Nuk po dihet qeveria e tanishme a është në zbatim të këtij programi. Sidomos është për të shënjuar heshtja e Lumir Abdixhikut për këtë program, ky ka qenë bashkë ndërtues i këtij programi.

Sigurisht se hetimi i prejardhjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit është i domosdoshëm. Mirëpo kjo mund të bëhet vetëm përmes institucioneve përgjegjëse për zbatueshmërinë e ligjit. E këtu është nyja që duhet zgjidhur! Hetimi dhe sjellja para drejtësisë e individëve për veprime kriminale nga institucionet e Kosovës që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit kështu si janë tani nuk është diçka e pritshme. Niveli i lartë i kriminalitetit dhe institucionet e këtilla nuk janë ndërtuar rastësisht, janë pjesë të tërësisë së sistemeve të ndërtuara në mënyrë të organizuar.

Këto institucione tani për tani nuk funksionojnë për të ndjekur dhe dënuar krimin po për të amnistuar krimin. Luftimi krimit të organizuar mund të kryhet vetëm në mënyrë të organizuar, dhe ky nivel i organizimit duhet të jetë s’paku i nivelit të organizimit të krimit të organizuar. Kriminalitetit si sistem në Kosovë është ndërtuar me program, edhe luftimi duhet të kryhet me program. Një program për luftim të krimit të organizuar është paraqitë para qytetarëve në fushatën për zgjedhjet e vitit 2019 nga LDK dhe VV si zotim, dhe kur mori besimin u shndërrua në program qeverisës Albin-Vjosa. Ky program qeverisës u rrëzua nga tandemi Hashim-Isa. Nuk po dihet qeveria e tanishme a është në zbatim të këtij programi. Sidomos është për të shënjuar heshtja e Lumir Abdixhikut për këtë program, ky ka qenë bashkë ndërtues i këtij programi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".