Rada Trajkoviq jep një detaj të rëndësishëm për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 13:04
Rada Trajkoviq jep një detaj të rëndësishëm për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Pasi Milena Popoviq, gruaja e Oliver Ivanoviqit e leshoi sallën e Kuvendit të Serbisë në të cilën Vuçiq po mbante fjalim, sepse aty ishte i pranishëm edhe Milan Radojçiq, si i dyshuar për këtë vrasje, ka folur Rada Trajkoviq.

Presidentja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Trajkoviq, derisa është deklaruar për arsyet e këtij largimit të Popoviqit nga Parlamenti, ka thënë se ajo mund të jetë dëshmitare e mbrojtur.

“Ndoshta ajo po përgatitet të jetë një dëshmitare e mbrojtur, nëse do ta zhvendosë përgjegjësinë te Radoiçiq me dëshminë e saj. Është një befasi e madhe që ajo u largua nga salla. Pas vrasjes, ajo ishte shpejt me Vuçiqin dhe Radoiçiqin në vendin e vrasjes. Ajo i relativizoi sulmet nga Lista Srpska në drejtim të Ivanoviqit. Unë do të doja të dija nëse ajo ka informacione të reja, nëse është e gatshme të dëshmojë,” tha ajo.

“Ky është një teatër i rënë dakord, ka shumë të ngjarë me Vuçiqin, sepse ai dëshiron një distancë nga Radoiçiqi,” thotë Trajkoviq dhe shton se së shpejti do të gjenden njerëz të tjerë te të cilët do të mbështetet Aleksandër Vuçiq.

 Ajo deklaron se është e rëndësishme që një ekspertizë ka mbërritur nga Gjermania, në mënyrë që të përcaktojë rrethanat dhe të hedhë dritë mbi vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

 “Ne kemi një raport nga një institucion i pavarur ndërkombëtar që duhet të ndihmojë dhe unë dua të jem optimist se disa gjëra do të fillojnë nga ato që kemi aktualisht. Ne do të zbulojmë shumë elementë që janë interesantë, dhe madje mund të habitemi,” shtoi  ajo.

 Trajkoviq thotë se KFOR-i e thirrën atë sepse askush nuk e “mbajti” temën si ajo.

“Vendosmëria ime dhe insistimi për t’u punuar në hetim për vrasjen, menjëherë pas vrasjes, kishim ekipe njerëzish të përgatitur në disa media që donin ta shndërronin hetimin në një funksion të mashtrimit të publikut. E vetmja jam unë që menjëherë pas vrasjes kam thënë se në organizim të vrasjes qëndron mafia rreth Radoiçiqit dhe jam e bindur që ata ishin logjistikë për likuidimin e Oliver Ivanoviq”, tha Trajkoviq.

Lidhur me mundësinë e zgjerimit të aktakuzës, Trajkoviq thotë se sipas ligjeve të Kosovës, nuk mund të ngrihet aktakuzë kundër atyre që nuk janë dëgjuar.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në thelb rreth Veselinoviq dhe Radoiçiq. Jam duke përcjellë ngjarjet rreth Silvana Arsoviq, ajo ndryshoi avokatin e saj, tani ajo ka marrë një shqiptar, por mund të shihet se disa njerëz po ndryshojnë brenda mbrojtjes.  Gjëja më e rëndësishme është që nuk është Hashim Thaçi dhe ekipi i tij dhe Ramush Haradinaj, dhe se institucionalisht nuk mund të ketë “shkëmbim” të informacionit.  Rrethanat kanë ndryshuar në Kosovë, ka një qeveri të re, njerëz krejtësisht të rinj në Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk e llogaris që do të ketë “shkëmbim”.  Thaçi dhe Vuçiq kanë mundur të bien dakord, kur unë dëshmova, dëshmia ime arriti në zyrën e Vuçiqit, ai dha dëshminë time në konferencën për shtyp, e lexoi atë dhe më akuzoi mua se jam fajtore se njerëzit ishin në paraburgim, dhe pastaj unë fitova përcjellje. Unë pres shumë nga premtimet e ambasadorit amerikan, i cili tha se familja dhe miqtë e (Oliver Ivanoviq) meritojnë informacionin e drejtë për atë që e kreu krimin kundër tij. Ka rrethana që më tregojnë se do të ketë përparim,” tha ajo për N1.

(Kosova Sot Online)