Godet analisti: Memli Krasniqi është veç lodër, ky është njeriu që merr vendimet për krejt PDK-në

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 14:55
Godet analisti: Memli Krasniqi është veç lodër, ky është njeriu që merr vendimet për krejt PDK-në

Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.

E menjëherë pas zgjedhjes së Krasniqit kryetar, kanë ardhur reagimet e para nga opinioni publik.

Profesori dhe analisti Blerim Latifi, thotë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit kishte thënë se rivalët e VV-së, do të kërkojnë të kenë liderë të cilët do të ndjekin stilin e Albin Kurtit të të bërit politikë dhe pikërishtë ajo ndodhi.

"Në shkurt të këtij viti, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, epata shkruar se tash e tutje partitë rivale me Vetëvendosjen do të kërkojnë të kenë liderë të cilët do të ndjekin stilin e Albin Kurtit të të bërit politikë. Ata, si Kurti, duhet të jenë nga Prishtina, në moshë pak a shumë të njëjtë me të dhe të demonstrojnë aftësi të ballafaqimit oratorik me Kurtin.LDK veproi e para në këtë drejtim duke e zgjedhur Lumir Abdixhikun për kryetar të saj. Sot rrugën e saj e ndoqi edhe PDK.Se a do të veproj edhe AAK me të njëjtën mënyrë, kjo mbetet të shihet. Gjithashtu mbetet të shihet se sa do të jenë në gjendje Abdixhiku dhe Krasniqi ta rivalizojnë efektivisht Kurtin në retorikën politike." shkruan ai.

Tutje, ai thotë se Abdixhiku është në përparësi në krahasim me Krasniqin, aspi ai nuk e ka një kryetar joformal brenda partisë, që ia dikton vendimet.

"Abdixhiku ka një përparësi në raport me Krasniqin, sepse nuk e ka një kryetar joformal brenda partisë që ia dikton vendimet, ndërsa Krasniqi e ka një të tillë, kryetarin e degës së Skënderajt" shkruan Latifi.

(Kosova Sot Online)