Veteranët e UÇK-së zbresin në Tropojë me një skuadër motoristësh

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 17:09
 Veteranët e UÇK-së zbresin në Tropojë me një skuadër motoristësh

Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi, priti sot veteranë të UÇK -se, të inkuadruar në një skuadër motoristësh.

“Përveç efektit të proklamimit të sezonit e bukurive të veçanta turistike të Tropojës ata kishin dhe një mision fisnik të veçantë. Në Malësinë e Gjakovës e cila si askush priti në vitet 1998-1999 vëllezërit e një gjaku të Kosovës motoristët veteran sollën mirënjohjet e tyre te cilat i shpërndanë në ambientet e Bashkisë”, tha ai.

Kryebashkiaku tha se, “bashkia Tropojë si dhe familje të Dëshmorëve të Tropojës u nderuan dhe u përkujtuan me respekt të veçantë. Përsërita falenderimin tim si dhe shpreha krenarinë time legjitime për vendlindjen tonë e cila në çdo kohë të historisë dhe vështirësive ka qene vëllazërisht dhe do të jetë përjetësisht përkrah Kosovës”.

(Kosova Sot Online)