Asgjësohet mjeti i gjetur në “Breg të Diellit”, policia jep detaje

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 13:44
Asgjësohet mjeti i gjetur në “Breg të Diellit”, policia jep detaje

Sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, është gjetur një mjet, i cili është dyshuar të jetë shpërthyes. Policia ka qëndruar në vendngjarje, ndërkaq është bërë edhe asgjësimi i këtij mjeti

Dyshimet e para të policisë ishin se në lagjen “Bregu i Diellit” është gjetur një mjet shpërthyes, por pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka rezultuar se nuk ka mjet shpërthyes.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, tha Borovci.

(Kosova Sot Online)