Vdes shoferi që u vetaksidentua para tetë ditësh në Prishtinë

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 09:08
Vdes shoferi që u vetaksidentua para tetë ditësh në Prishtinë

Shoferi që u vetaksidentua më 27 qershor në Prishtinë, ka vdekur në QKUK.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Policia ka njoftuar se ai ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte marrë pasi kishte humbur kontrollin mbi veturë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Prishtinë 27.06.2021 – 14:04. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull Kosovar që ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)