Ish-pushtetarët e “zinj” që mbetën në opozitë, po i shohin “zi” edhe sukseset e para të Qeverisë

Ish-pushtetarët e “zinj” që mbetën në opozitë, po i shohin “zi” edhe sukseset e para të Qeverisë

Hajrullah Tërnava

  • 05 July 2021 - 07:26

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Ternava

Tani kjo qeveri po tregohet jashtëzakonisht aktive dhe ofensivë në mbrojtje te Kushtetutës së Kosovës, e jo si ato qeveritë e mëparshme që po të vazhdohej edhe më tutje me të njëjtit, tani shtetësia e Kosovës do të vinte në dyshim në një pikëpyetje të madhe për të ekzistuar apo mos ekzistuar, sepse trendi ishte shumë negativ, sikur që ndodhën edhe shumë tërheqje të njohjeve nga disa shtete, që më parë e kishin njohur pavarësinë e Kosovës.

Tani kur në krye të Qeverise është Albin Kurti, i cili i fitoj votat nga qytetaret në mënyrë bindëse që deri më tani askush nuk i ka fituar sikur kjo qeveri me mbi 50% të votave, me këtë dëshmohet fakti se elektorati që ishte i zhgënjyer me politikat e deri tashme të atyre partive që ishin në pushtet bas çlirimit e deri me tani. Elektorati i të gjitha partive u bashkuan me votuesit e LVV dhe te Listës Beso, prandaj si asnjëherë deri me tani ia dhanë votën kësaj qeverie, të dëshpërua në ata udhëheqës që e udhëheqin këtë vend, duke jua humbur edhe dëshirën për të jetuar në Kosovë. Me që tani këto argumente i ka kuptuar edhe opozita e tanishme, në mënyra të ndryshme po mundohen ti demantojnë sukseset e kësaj qeverie, edhe qofshin ato fakte sikur edhe tani kur është Pandemia në pyetje, që tani ka raste të rralla të infektimit nga pandemia, kurse vdekjet më nuk po ndodhin.

Edhe me këto fakte tani opozita bënë lojëra të ndryshme duke provuar për ti demantuar sukseset e qeverisë së tanishme, apo politikat ndërkombëtare që zhvillohen në këtë kohë të 100 ditëshit të kësaj qeverisjes, që edhe ndërkombëtarët po habiten dhe po e koplimentojnë këtë qeveri, me mënyrën se si e ka filluar dhe si po i lufton të gjitha të këqijat që i kanë bërë ata të mëparshmit deri më tani.

Edhe për bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës që po i ndërmjetësojnë ndërkombëtarët, ata habiten me qëndrimet dhe aftësitë, si të Kryeministrit dhe të Kryetares së shtetit tonë, e që udhëheqësja e Serbisë tani po përjeton debakël, po me këta udhëheqës tonë të tanishëm, sepse ata ishin mësuar të udhëheqin biseda formale teknike që nga viti 2011 e deri në Qeverinë Hoti në vitin 2020, dhe Serbia kishte arritur sukses me përfaqësuesit kosovar, sepse arritën që tua imponojnë përfaqësuesve tonë që më në asnjë paraqitje publike mos të përmendet titullari Republika e Kosovës, por në vende të saje u jetësua një praktikë që përdorej vetëm fusnota.

Na kujtohet që në vitin 2013 Hashim Thaçi e pat nënshkruar krijimin e Asociacionit të komunave serbe, dhe në vazhdim në vitin 2015 edhe Isa Mustafa si Kryeministër e patë rikonfirmuar atë në marrëveshjen me Serbinë, por ishte Gjykata Kushtetuese që e shpalli antikushtetuese në 23 raste, nene me shkelje të Kushtetutës. Kjo opozitë destruktive, duke i njohur përfaqësuesit politik të kësaj qeverie, po frikësohen të bashkohen në ekip për negociata, sidomos ish negociatorët e deritashëm që ishin në dialogun me Serbinë, sepse e kanë dyshimin se do të zbulohen ato marifetet e turpshme e nënshtruese me të cilat janë pajtuar parimisht e me vendosje të nënshkrimeve, në kohën kur ata kishin pushtet dhe e përfaqësonin Kosovën. Përgjegjësinë kryesore për dështimin e madh dhe rrezikimin serioz të shtetit të Kosovës në dialog me Serbinë, e kanë pasur dhe e kanë kryesisht përfaqësuesit e ish partive politike që ishin në qeverisje, deri në mandatin e fundit, si Lidhja Demokratike e Kosovës por edhe PDK, AAK etj.

Prandaj tani në përmbyllje të 100 ditëshin të parë të punës së Qeverisë Kurti, në fokus të kritikës të njëjtat parti politike e kanë edhe dialogun me Serbinë, që sipas tyre është̈ devijuar nga rruga që e kanë trasuar ata në qeverisjen e kaluar dhe po shkon në dem të interesit të Kosovës. Në vendë që të jenë brenda procesit dhe të japin aty kontributin në favor të interesit të shtetit, opozitarët po gjuajnë kritika e po propozojnë strategji të ndryshme të vazhdimit të dialoguar nga distanca. Dhe me këto veprime po vërtetohet se kjo është̈ loja më e pa sinqertë e opozitës së tanishme me këtë proces historik, duke u distancuar tërësisht nga pjesëmarrja dhe bashkëpunimi, derisa për një dekadë të plotë ishin PDK dhe LDK që kanë qenë bashkë pjesëmarrës dhe bashkë udhëtar në të gjitha zhvillimet, deri në fundin e mandatit të Qeverisë Hoti. Kjo qeveri ne pushtet me mënyrën ofensivë që po i zhvillon bisedimet me ndërmjetësimin ndërkombëtar mes Serbisë dhe Kosovës, i ka qëndrimet e qarta dhe konkrete, vetëm njohja reciproke, si dhe kërkohet nga Serbia dëmshpërblimi dhe kërkim falja për krimet dhe masakrat-gjenocidin që i kanë bërë Kosovës, dhe po punohet që ndaj Serbisë të ngritët aktpadia për gjenocid, gjë që për këto veprime Vuçiq si kryetar i Serbisë tani është në panik sepse po dalin në shesh të palarat, kompromise politike që Kosova ti jep disa komunat veriore në shkëmbim eventual për njohje.

Tash më ngadalë po dalin në shesh kompromiset që ishin dizajnuar nga garniturat e mëparshme politike në dialog me Serbinë, dizajnin e bërë nga treshja Rama-Vuçiq-Thaçi, por ishte fat i madh për të ardhmen e Kosovës që në krye të shtetit më me ndikim në botë SHBA të vjen Presidenti Jo Biden, i cili është kundër kompromiseve në dëm të Kosovës dhe që ka kontribuar qysh moti për pavarësinë e Kosovës, dhe tani ai do të bëjë çmos që të jetësohet deri në fund pavarësia e Kosovës në marrëveshjen finale nga dialogu me Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".