Gjashtë fshatra të Gjakovës mbeten pa ujë shkaku i defekteve
Gjashtë fshatra të Komunës së Gjakovës kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm. Arsye për këtë kanë qenë defektet në gypin kryesor në Xërxe.
Këtë e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Gjakovë, duke u arsyetuar me punimet që po bëhen për lokalizimin dhe sanimin e defektit.
Fshatrat e prekur janë Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, Bratotin dhe Dejnë.
“Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat e duhura që sa më shpejt të rikthejmë furnizimin me ujë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=6483589801667152&id=1164513453574840
(Kosova Sot Online)