U rrëmbye kur ishte 15 vjeçe, britanikja rrëfen çastet e tmerrit dhe si arriti të shpëtonte

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 11:16
U rrëmbye kur ishte 15 vjeçe, britanikja rrëfen çastet e tmerrit dhe si arriti të shpëtonte

Ishte viti 2002, ku Kara Chamberlian, asokohe 15 vjeçe, u rrëmbye dhe u mbajt për 18 orë e izoluar. Ajo u drogua dhe u dhunua nga një burrë, por mes shumë vështirësish, Kara, ia doli që të arratisej.

Ajo mësoi më pas se rrëmbyesi, ishte një vrasës serial dhe akuzohej në SHBA, për tre të tilla. Tani, nënë e dy fëmijëve, ajo ka folur për BBC, ku ka treguar se çfarë ndodhi atë ditë dhe si arriti të shpëtonte.

“Mendja më punonte vetëm si të arratisesha. Shikoja armën që qëndronte pranë tij dhe thoja me vete ‘ky është një burrë i rritur, ndërsa unë një 15-vjeçare e vogël. Si mund të shpëtoj prej tij? Nuk mundesha ta luftoja sepse isha më e vogël’. Por të nesërmen në mëngjes, teksa ai ishte në gjumë, hoqa me vështirësi lidhësen që më kishte vendosur te duart dhe arrita të ikë nga dera”, thotë ajo.

Ajo tregon se nga aty ka rastisur në dy burra të cilët e kanë ndihmuar.

“Aty vrapova duke gjëmuar një makinë që ndodhej aty pranë. Unë i thashë burrave që ndodheshin në makinë, se më kishin rrëmbyer dhe kërkova prej tyre të më dërgonin në rajonin e policisë, fatmirësisht ata e bënë”, ka thënë Kara.

(Kosova Sot Online)