Tash është koha për vetëpastrim dhe kthim besimi në sistemin e drejtësisë!

Tash është koha për vetëpastrim dhe kthim besimi në sistemin e drejtësisë!
Tash është koha për vetëpastrim dhe kthim besimi në sistemin e drejtësisë!

Arsim Haziri

  • 05 July 2021 - 11:02

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri

Në këtë fazë të rifreskimit dhe rirreshtimit të madh në institucionet e drejtësisë, është ky momenti i duhur që të ketë më shumë transparencë të mbikëqyrjes dhe nga organizatat kredibile të monitorimit, vendore e ndërkombëtare, të krijohet hapësirë dhe pranohen në pozita kyçe më përgjegjësi vetëm të dëshmuarit për zbatimin e ligjit dhe të drejtësisë, që nuk do të jenë cak i gjuetisë së ligjit VETTING, ne fazën e ardhshme të zbatimit të tij, për të mos krijuar tronditje në sistem.

Në prag të dërgimit në Kuvend nga ana e Qeverisë Kurti të Ligjit VETTING, institucionet e drejtësisë që janë në fazën e zgjedhjes së personelit të ri mbi bazën e konkurseve që kanë shpallur, duhet të kenë kujdes të madh për zgjedhjen e kandidatëve dhe pozitat që do të ju besojnë atyre. Pra në këtë rast KGJK-ja dhe KPK-ja si dy mini-qeveri të gjyqësorit dhe prokurorisë së shtetit, që tani janë na fazën e riorganizimit, të shpalljes së konkurseve dhe zgjedhjes së strukturave të reja udhëheqëse në mini-qeveritë e tyre që quhen me emra kushtetues KPK dhe KGJK, më në fund duhet të lirohen sado pak nga ish-servilët dhe avokatët e krimit të organizuar të instaluar në Zyrat e politikës së kaluar uzurpatore e sistemit të drejtësisë, nga ish-pushtetarët e PDK e LDK/AAK/AKR/Nisma, që të zgjidhen gjyqtarë e prokurorë të paanshëm e të pavarur dhe profesionistë, për ti hapur rrugë fillimit të pastrimit dhe reformimit të këtij sistemi si tërësi, që duhet të jetë një fazë e domosdoshme në pritje të hyrjes në fuqi dhe zbatimit të ligjit VETTING, ligj që sjell Vetëpastrimin në drejtësi.

Pra kjo fazë nëpër të cilën tash është duka kaluar sistemi i drejtësisë, në pritje të pakos së re ligjore nga Ministria e drejtësisë për procedim në Kuvend, duhet të jetë proces që i paraprin fillimit të vetëpastrimit dhe një reformë serioze në sistemin e drejtësisë, për shkëputje nga ndikimi I ish krimo-politikës së korruptuar e të tej inkriminuar deri edhe me qindra miliona euro , me pastrim parash të pista nga nëntoka kriminale.

Mbështetja politike që Qeveria Kurti po i jep pa kursim fushës së anti korrupsionit dhe sundimit të ligjit, e bënë me shpresë secilin qytetar se një ditë shumë të afërt gjykatat dhe prokuroria do të pavarësohen nga krimi e korrupsioni siç e parasheh ligji e kushtetuta e vendit. Ndryshe nuk mundë ti thuhet drejtësi atij sistemi në të cilin prokurorët dhe gjyqtaret blihen, shantazhohen , frikohen , kërcënohen , dirigjohen e paguhen kriminalisht dhe bien pre e ndikimeve krimo-politike, duke u bërë edhe vetë pjesë e krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".