E rëndë/ Burri vret gruan

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 11:48
E rëndë/ Burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Bubq të Krujës.

Bashkëshorti Artan Ismalaj ka goditur me thikë për vdekje të shoqen Klarita Ismalaj.

Pas krimit ai ka tentuar të vrasë veten.

“Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,” raporton policia.

(Kosova Sot Online)