Për shkak të përdorimit të telefonit, 69 nxënësve u është anuluar testi i maturës në Kosovë

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 12:17
Për shkak të përdorimit të telefonit, 69 nxënësve u është anuluar testi i maturës në Kosovë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.

Nga kjo ministri kanë thënë se këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 përqind.

Nga Ministria e Arsimit po ashtu kanë njoftuar se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

MAShTI gjithashtu është duke i vlerësuar raportet e komisioneve në Qendrat e testimit dhe së shpejti do të publikohen emrat e administruesve të cilët nuk kanë realizuar detyrën më përgjegjësi dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ligjore.

(Kosova Sot Online)