Pas kërkesës së BE-së, reforma zgjedhore në vullnetin e VV-së 

Pas kërkesës së BE-së, reforma zgjedhore në vullnetin e VV-së 
Pas kërkesës së BE-së, reforma zgjedhore në vullnetin e VV-së 

Blerim Burjani

  • 05 July 2021 - 07:23

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Që nga viti  2010, BE ka kërkuar  të ndodhë reforma zgjedhore, por asnjëherë  kjo nuk ndodhi, nuk ka pasur vullnet politik në atë kohë nga asnjë parti politike, madje as  nga  VV  dhe  disa parti të vogla për ta bërë një reformë zgjedhore. Tash është një atmosferë tjetër te VV-ja  e cila ka fituar mbi 50%  të votave të qytetarëve  dhe kanë arrit të qeverisin me shtetin pa ndonjë problem të madhe , edhe pse ky Kuvend me shumicë prapë nuk ka ndonjë efikasitet në nxjerrjen e ligjeve apo reformimin e ligjeve.

 Nëse VV-ja  e do reformën kjo mundë të ndodhë sepse i ka votat dhe se opozita sot është vetëm  simbolike në sensin se mundë të ndal ndonjë ligj, dhe reformën zgjedhore. pra nuk i vyen fare VV-së pëlqimi i opozitës për ta bërë ndryshimin e ligjit për zgjedhje të përgjithshme.

Pra gjërat kanë ndryshuar shumë , dhe  nëse do ketë vullnet, reformën  mund ta bëjë VV-ja edhe  me shumicën që ka në Kuvend. Deri më tash VV nuk e ka bërë këtë por njëherë kishte kërcënuar në prag të zgjedhjes së presidentes për të ndryshuar ligjin për zgjedhje. Tash është kohe ideale për VV-në që ta bëjë një ndryshim të ligjit, por VV-ja nuk është  deklaruar akoma se a është kundër depolitizimit të KQZ,  pra për të themeluar organe të pavarura nga partitë politike.

Pra  nuk i vyen KQZ politike me anëtar të partive politike e kjo është e dëmshme shumë. Paritë politike ju kanë bërë dëme të mëdha zgjedhjeve me  parregullsi të shumta. VV-ja me këtë heshtje sikur po e jep mesazhin se nuk  e donë një KQZ të depolitizuar sepse  do të duhej të thoshte se është për depolitizim të KQZ-së.

Pra nuk pres ndonjë ndryshim esencial në ligj përveç çështjes së diasporës dhe votimit të kësaj diaspore për  interesa të VV-së.  Depolitizimi  i KQZ-së nuk i interesin. Pra edhe po të ketë diçka në këtë drejtim prapë ato ndryshime mundë  të bëhen vetëm për interesa të VV në pushtet.    

 Shkrimet në këtë rubrika nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".