Ministrja Nagavci raporton sot para Komisionit për Arsim

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 08:11
Ministrja Nagavci raporton sot para Komisionit për Arsim

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të mblidhet paraditen e kësaj të marte.

Para deputetëve të këtij komisioni do të raportoj Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci.

Në këtë komision do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MAShTI-it dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e projektit “Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Arsimin e Lartë +(HERAS +)” (ADA numri referues 8116-00-2020).

Ndërkohë që pritet të formohet grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për tekstet shkollore dhe dokumentacionit pedagogjik.

(Kosova Sot Online)