Qeveria dhe Prokuroria me plan pune për t`i hetuar të gjitha ministritë, lidhjet e kaluara me krimin e organizuar

Qeveria dhe Prokuroria me plan pune për t`i hetuar të gjitha ministritë, lidhjet e kaluara me krimin e organizuar
Qeveria dhe Prokuroria me plan pune për t`i hetuar të gjitha ministritë, lidhjet e kaluara me krimin e organizuar

Dardan Grapci

  • 06 July 2021 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Ajo se çka ka ndodhur së fundi në aksionin e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore është vetëm fillimi i këtyre arrestimeve që tash kanë filluar në një nivel mesatar dhe do të shtrihen deri në kupolën më të lartë të institucioneve të shtetit, duke ndjekur linjat e hetimit dhe të zbulimit të krimit. Unë mendo që nëse ka prova të mjaftueshme për të gjithë të arrestuarit lidhur me aksionin “subvencion”, personat që janë arrestuar duhet të gjykohen me prioritet, procedurë të shpejtë dhe të dënohen deri në shkallën më të lartë që nuk mbetet nën 20 vjet burg.

Krimi në sektorin e bujqësisë ka vite që ka lëshuar rrënjë sepse shumë qytetar të Kosovës, sidomos fermerët, pikërisht shkaku i këtyre dallavereve nuk kanë përfituar asgjë nga projektet e mbështetjes së këtij sektori, as nga programet ndërkombëtare por as nga ato vendore qeveritare, pra nuk kanë mundur të përfitojnë asgjë nga shtesat e subvencioneve, sepse kanë qenë të kushtëzuar nga njerëz të korruptuar të cilët nuk ju kanë dhënë mbështetje për realizimin e kërkesave ta drejta nëse nuk ju është dhënë paraprakisht përqindja e kërkuar nga shuma e mjeteve të ndara në emër të subvencionit.

Mendoj që pas këtyre arrestimeve dhe hetimeve të stafit administrativ në Ministrinë e Bujqësisë, duhet të fillohet të hetohen edhe ish ministrat e mandateve të kaluara në këtë ministri. Kjo praktikë hetimi dhe kërkim përgjegjësia për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe përfitim kriminal duket të vazhdon me një plan pune në të gjitha ministritë tjera, në prani të mjeteve të informimit dhe pa cezurë, duke u bërë publik të gjithë emrat e personave të dyshuar e të arrestuar. Uroj që ky aksion mos të jetë i fundit, por të shohim edhe aksione tjera se si po shkatërrohet rrjeti kriminal i dallavergjive dhe shefave të tyre që deri sot kanë qëndruar nën hije, ose shumë nga ata ishin dhe në pozita të larta të shtetit

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".