Zhduket një aeroplan në Rusi, s’dihet për fatin e pasagjerëve

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 09:44
Zhduket një aeroplan në Rusi, s’dihet për fatin e pasagjerëve

Ministria e Emergjencave e Rusisë njoftoi të martën se një aeroplan i tipit AN-26, me 28 persona, është zhdukur në qiellin e gadishullit Kamchatka, në skajin lindor të këtij shteti.

Aeroplani, i cili ishte nisur nga kryeqyteti rajonal, Petropavlovks-Kamchatsky për në fshatin Palana, i cili ndodhet në pjesën veriore të gadishullit, e humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror gjatë fluturimit, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Autoritetet thanë se ekipet e kërkim-shpëtimit janë rrugës për të shkuar në zonën ku është humbur kontakti me aeroplanin. Në njoftim thuhet se në aeroplanin e zhdukur ndodheshin 22 pasagjerë e gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Agjencia e lajmeve, Interfax, e citoi qendrën lokale meteorologjike të ketë thënë se moti në atë zonë ishte me vranësira,

(Kosova Sot Online)