Pluralizmi dhe demokracia në skenën politike të Kosovës?!

Pluralizmi dhe demokracia në skenën politike të Kosovës?!
Pluralizmi dhe demokracia në skenën politike të Kosovës?!

Ismail Muçiqi

  • 05 July 2021 - 09:42

OPINION I KOHES

Shkruan:Ismail Muciqi

Kosova plotë që tri decenie ka pritur që pas ramjës së sistemit komunistë në Evropë më në fund përmes proceseve demokratike dhe të sistemit shumë partiak dhe pluralist do të arrijë të dalë nga kthetrat e sistemit monistë. Pas ramjës të murit të Berlinit klasa politike bashkë me inteligjencën dhe rininë e Kosovës pritnin me padurim se me ndryshimin e sistemit politikë populli i Kosovës më lehtë do të frymojë për ta vazhduar jetën politike për një shoqëri demokratike me vlera Euro perëndimorë. Por mjerisht shtrohet pyetja sa u arritën pritjet e proceseve pluraliste në Kosovë.

Pas lufte në skenën politike dolën grupet e interesit të cilat në mënyrë athok përmes formave të ndryshme u shndërruan në subjekte politike, me qëllim të marrjes së pushtetit nëpër institucionet e Republikës së Kosovës.

Edhe pas 20 vitesh në liri dhe Pavarësi koha po e vërteton se demokracia në Shoqërinë Kosovare është në minjatur dhe larg kërkesave dhe nevojave të qytetareve. Kjo më së miri u vërtetua gjatë këtij viti kur disa parti politike pa i përfillur fare rregullat dhe kodet e demokracisë, organizuan konventa zgjedhore për ti zgjedhur liderët dhe organet të partisë.

Kjo mënyrë e improvizimit pasqyron nivelin e ulët të ngritjes organizativo politike dhe demokratike në partitë të cilat janë pjesë e Parlamentit të Kosovës. Kohë më parë Lidhja Demokratike zgjodhi liderin e saj dhe kryesin e partisë pa i bërë zgjedhjet e nevojshme nëpër organizatat themelore të nëndegëve dhe degëve në të gjitha Komunat ku është e organizuar kjo parti.

Mjerisht humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet lokale dhe nacionale asnjëherë nuk u analizuan në mënyrë adekuate dhe serioze që nga baza themelore e deri tek niveli më i lartë partiak. Kjo tregon se klanet partiake janë ato të cilat i kanë ngulfatur idetë e reja prurjet dhe freskimin me elektorat të gjeneratave të reja të cilat do ti dhënin infuzion dhe dinamikë partive politike. Si mund ti thuhet demokraci zgjedhore Konventës të Partisë Demokratike të Kosovës e cila u mbajte dje në Prishtinë.

Rregullat dhe vlerat e demokracive perëndimore matën dhe vlerësohen përmes konkurrencës së dijës, përmes paraqitjes të programit për udhëheqjen e partisë, përmes sivisë dhe të rezultateve të arritura ne jetën politke dhe shoqërore të kandidatit i cili ka paraqitë kandidaturën për kryetar të partisë. Kjo rregullativ nuk u pa e as që u përfillë në konventën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Qfare demokracie është kjo? kur zgjedhja e kryetarit të partisë bëhet me një individ [kandidat] pa pasur rival apo konkurrent të cilët propozohen nga baza deleguese që nga aktivët, degët duke kaluar nëpër strukturat e partisë deri tek këshilli i përgjithshëm dhe miratimi përkrahja e kryesisë së partisë.

Në konventën e Partisë Demokratike kryetari u zgjodh pa paraqitur program para delegateve, se si mendon ta udhëheq subjektin politikë. Në vendet demokratike në konventat partiake kandidojnë më shumë se tre pretendent për kreun e partisë të cilët përmes programit politikë i bëjnë ofertë elektoratit që në mënyrë demokratike pa shantazh dhe presion të zgjedhin më të mirin.

Kjo mënyrë e servilizmit nëpër partitë politike Kosovës duke u rreshtuar pas liderit të partisë për ti mbrojtur interesat e grupeve dhe klaneve vazhdimisht i ka dëmtuar proceset politike dhe demokratike në Kosovë. Mendësia e mykur e shekullit të kaluar duke vrapuar pas kultit – liderit vazhdimisht i kanë sjellë dëme jo vetëm partisë por kjo mendësi është instalua në kontunuitet edhe në institucionet Shtetërore.

Ndërtimi i kauzës për liderin dhe rreth ti për ti ruajtur favoret dhe interesat personale dhe klanore të një pjese të strukturave nëpër partitë politike kanë ndikuar që interesat e qytetareve dhe të institucioneve të Shtetit të margjinalizohën. Koha do të tregojë se partitë politike dhe funksionimi i tyre duke i shkelur parimet dhe rregullat e  demokracisë kur të gjithë duhet të jenë të barabartë, dhe kanë të drejtë për tu kandiduar, marrja e vendimeve në forumet e ngushta partiake pa pëlqimin e bazës deleguese nuk është demokraci por është anti demokraci.

Kjo u reflektua edhe në konventën e Partisë Demokratike në të cilën konventë në mënyrë precize u zbatuan porositë dhe mesazhet nga kirarkija jashtë organeve partiake ekzistuese. Ne fund po theksojmë se zgjedhjet e ardhshme lokale te cilat priten te mbahen ne Tetor te këtij viti do ta sublimojn me se miri shkallen e pluralizmit dhe demokracisë ne Shoqërinë Kosovare.    

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".