Sot mblidhet Kuvendi , diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 07:57
Sot mblidhet Kuvendi , diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00. Në këtë seancë do të mbahet edhe debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ditë më parë ka njoftuar se LDK ka thirrur këtë debat parlamentar për marrëveshjen që është përkrahur edhe nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.

Gashi ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur javën e kaluar, se në debat do të diskutohet se cilat janë veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë për këtë marrëveshje.

“Kjo marrëveshje është marrëveshje në favor të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet. Presim që të mërkurën të jetë prezent edhe kryeministri Kurti dhe ish-kryeministri Hoti”, ka thënë Gashi.

Pikat e rendit të seancës plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, 4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,

8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

(Kosova Sot Online)