Lajçak takon Petkoviqin, gjatë ditës do t’i ulë në tavolinë palën kosovare dhe serbe

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 10:53
Lajçak takon Petkoviqin, gjatë ditës do t’i ulë në tavolinë palën kosovare dhe serbe

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryenegociatorin e palës serbe Petar Petkoviq.

Lajçak ka shkruar se ka pasur diskutim të dobishëm me të dhe se më vonë gjatë ditës do të takohet me dy palët.

“Pas takimit të djeshëm me delegacionin e Kosovës, këtë mëngjes pata një diskutim të dobishëm me Petar Petkoviq, kryenegociatorin serb. Më vonë gjatë ditës do të ulem me dy palët për të diskutuar për çështjet aktuale dhe për përgatitjen për takimin e ardhshëm të liderëve”, ka shkruar Lajçak.

Delegacioni kosovar që përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi do takohet sot në Bruskel me Petar Petkoviqin e palës serbe nën ndërmjetësimin e Emisarit Lajçak.

(Kosova Sot Online)