Ky është çelësi sekret i arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë!

Ky është çelësi sekret i arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë!
Ky është çelësi sekret i arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë!

Faik Krasniqi

  • 07 July 2021 - 07:20

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi 

Zgjidhja për një arritje finale të një marrëveshje Kosove-Serbi, nuk është çështje ambasadorësh. Kjo zgjidhje mund qysh nesër të arrihet. Nuk do të ishte stërzgjatur për më shumë se një dekadë. Dialog që është bërë i bezdisshëm. Varet se si SHBA e sheh zgjidhjen për të arritur tek marrëveshja finale.

Matthev Palmer kërkoi nga Kosova që ta respektoj marrëveshjen për Asociacionin. Nuk jam duke e kuptuar. Bëhet fjalë për Asociacionin me kompetenca ekzekutive, apo pa ato 23 pikat e gjetura nga Gjykata Kushtetuese? Nëse është pa këto 23 pika qysh nesër le ta nënshkruajnë, por jo një Asociacion me kompetenca ekzekutive që do të ishte kancer i brendshëm i Kosovës. Qeveria dhe partitë tona duhet të bisedojnë me SHBA-në, dhe të pranojnë një marrëveshje me një Asociacion pa këto kompetenca. Përndryshe nuk shoh zgjidhje të problemit, por ndezje të problemit! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".