
Lexoni edhe:
Ata që e manipuluan popullin për një shtet normal, po ikin me turp nga skena politike
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi të mërkurën se Hungaria duhet ta shfuqizojë legjislacionin që ua ndalon shkollave përdorimin e materialeve që cilësohen si promovim i homoseksualitetit ose do të përballet me forcën e plotë të ligjit të BE-së.
Legjislacioni i ri hungarez u kritikua ashpër nga udhëheqësit e BE-së në një samit muajin e kaluar. Kryeministri i Holandës ishte më i rrepti, duke thënë se Hungaria duhet t’i respektojë vlerat e tolerancës së Bashkimit Evropian ose të largohet nga blloku.
Ata që e manipuluan popullin për një shtet normal, po ikin me turp nga skena politikeLexoni edhe:
“Homoseksualiteti barazohet me pornografinë. Ky legjislacion e përdor mbrojtjen e fëmijëve për t’i diskriminuar njerëzit për shkak të orientimit të tyre seksual. Ky është turp”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian në Parlamentin Evropian në Strasburg.
“Asnjë çështje nuk ishte më e rëndësishme se ajo që i cenon vlerat tona dhe identitetin tonë”, tha Von Der Leyen për ligjin hungarez, për të cilin shtoi se bie në kundërshtim me mbrojtjen e pakicave dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Zyrtarja e lartë gjithashtu tha se Hungaria do të përballet me forcën e plotë të ligjit të BE-së, nëse nuk zmbrapset, ndonëse nuk dha hollësi për ndonjë masë konkrete. Ligjvënësit evropianë thonë se në këta hapa mund të përfshihen ngrirja e fondeve të BE-së për Budapestin dhe një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
(Kosova Sot Online)