Arben Vitia alarmon për një valë të re të koronavirusit në Kosovë

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 11:52
Arben Vitia alarmon për një valë të re të koronavirusit në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka paralajmëruar për një valë të re të koronavirusit në Kosovë.

Ai është ndierë shumë keq prej opozitës, të cilët sipas tij kanë ftuar dhe kanë futur frikën tek qytetarët që të mos marrin vaksinën e caktuar që është në stok.

Sipas Vitisë, tani që virusi delta është i pranishëm në Kosovë dhe përhapja mund të jetë e lehtë.

Kosova është në rrezik të një shpërthimi të ri të COVID.

“Çdo thirrje e juaja për mosvaksinim është e pakuptimtë. Jemi të rrezikuar. Ftoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen. Nuk duhet të rrezikohen qytetarët. Të gjitha vaksinat janë të sigurta, nuk ka asnjë efekt deri tani”

(Kosova Sot Online)