Raporti i fundit i IKSHPK’së, 1 viktimë nga COVID-19

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 15:07
Raporti i fundit i IKSHPK’së, 1 viktimë nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar 1 viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa janë shëruar 8 persona.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 819 raste të infektuara me COVID-19.

Ndërsa, janë raportuar edhe 2 mijë e 262 viktima.

105 mijë e 405 persona janë shëruar nga ky virus.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 07 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.

Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.

Në total numri i rasteve aktive është 152.

(Kosova Sot Online)