Përleshje mes disa personave në Mitrovicë, Policia jep detaje

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 07:41
Përleshje mes disa personave në Mitrovicë, Policia jep detaje

Mbrëmë rreth orës 23:00, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave në Mitrovicë. Nga kjo përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë me dije se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Bedri Gjina’ në Mitrovicë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin  e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në  informacionet e para dyshohet se katër persona të përfshirë në përleshje janë lënduar dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor. Njësite përkatëse policore janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Zahiti.

(Kosova Sot Online)