Kosova ka nevojë urgjente për punësim, zbrazja po troket në derë!

Kosova ka nevojë urgjente për punësim, zbrazja po troket në derë!
Kosova ka nevojë urgjente për punësim, zbrazja po troket në derë!

Faik Krasniqi

  • 08 July 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Një gjë duhet ta ketë parasysh kjo qeveri. Gjermania i ka thjeshtësuar procedurat për marrje të vizave të punës. Kohëzgjatja është shkurtuar. Do të kemi një zbrazje masive. Kjo gjë mundë të parandalohet nëse bëhen këto. Përndryshe ky vend do të ngelet vetëm me pleq e plaka. 200 mijë garancione janë në ambasadë. Brenda 3 muajve këta kanë me i marrë. Të tjerët që kanë pritur me i dërgua  për shkak që koha zgjaste nga 3-4 vjet,  tash krejt kanë me i dërgua.

 Zonat ekonomike janë bërë nga ish pushtetarët për të vjedhur para. Punë tenderësh. Për asgjë tjetër. Ndikimi ekonomik nuk ka qenë edhe aq i madh sa përfitimi i tyre. Nuk besoj që ka nevojë më për Zona të tilla. Kosova ka nevoje për ekonomi të qëndrueshme, për hapje të reja të vendeve të punës të qëndrueshme. Në aspektin ekonomik edhe kjo qeveri po shkon rrugës së pushteteve të kaluara. Doli pakoja ekonomike e ashtuquajtur "rimëkëmbje ekonomike". Pash një ndarje qesharake të mjeteve, që s'ka të bëj asgjë me zhvillim ekonomik, e aq më pak me rimëkëmbje ekonomike.

Stimulim i oligarkëve. Njëjtë si qeveritë e kaluara. Bizneset Start-up dhe bizneset e vogla asnjë përfitim nga kjo pako. Të dobëtit prapë të dobët. Me përjashtim të disa skemave sociale. Shteti nuk zhvillohet me skema sociale dhe këto pako qesharake. Shitja e bonove për t'i stimuluar bankat, që kur ishte në opozitë pushteti i tanishëm i quanin fajdexhi. Banka Zhvillimore u harrua. Me paratë nga kjo pako ka mundur të bëhet kjo Bankë e premtuar, që garanton zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.  

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".