E fejuara e të burgosurit që s’e ka takuar kurrë thotë se do ta presë deri më 2032

  • S.A /
  • 08 July 2021 - 12:00
E fejuara e të burgosurit që s’e ka takuar kurrë thotë se do ta presë deri më 2032

Një holandeze 28-vjeçare, e cila është fejuar me një të burgosur që kurrë nuk e ka takuar personalisht, thotë se do ta presë atë derisa t’i përfundojë dënimi, më 2032. Kelly Jacobs ka vendosur kontakte me të burgosurin James Dentel, i cili po e vuan dënimin me 20 vite burgim në Oregon për sulm me armë ndaj katër personave.

Pas shumë letrave, shkresave elektronike e mesazheve, raporti i tyre u shndërrua në romancë, shkruan Daily Mail.

Dentel ka bërë disa tatuazhe të së fejuarës, e cila jeton rreth 8.000 kilometra larg tij, në Holandë. Ai madje e ka gdhendur shkronjën K në unazë, ndërsa Kelly e ka gdhendur shkronjën e tij në unazën e vet.

Reklamë

Ai i propozoi të dashurës përmes një video-lidhjeje dhe ata po planifikojnë që të martohen në burg në tetorin e këtij viti – më shumë se një dekadë para lirimit të burrit nga burgu.

“Për martesë nuk do të vesh fustan tradicional, sepse njerëzit nuk e bëjnë atë për martesa në burgje. Ndoshta do të vesh një fustan të thjeshtë, të bardhë”, tha Kelly.

Prindërit e saj ia kanë dhënë pëlqimin marrëdhënies së pazakontë dhe çifti po planifikon të jetojë bashkë e të krijojë familje me fëmijë, kur Dentel të lirohet nga burgu.

Image

(Kosova Sot Online )