Përfshihet nga zjarri një autobus në fshatin Arllat të Drenasit/ FOTO

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 13:21
Përfshihet nga zjarri një autobus në fshatin Arllat të Drenasit/ FOTO

Një autobusë me targa të Kosovës është përfshirë sot nga zjarri në fshatin Arllat të Drenasit.

Në këtë incident nuk u lëndua asnjë person.

Lajmin për media e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:45, është raportuar se, në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportojet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

(Kosova Sot Online)