Përdhunimet janë vepra të rënda kriminale, që duhet të dënohen me dënime më të ashpra!

Përdhunimet janë vepra të rënda kriminale, që duhet të dënohen me dënime më të ashpra!
Përdhunimet janë vepra të rënda kriminale, që duhet të dënohen me dënime më të ashpra!

Muhamet Kelmendi

  • 07 July 2021 - 07:29

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Dënimet për përdhunime seksuale janë pothuajse shumë të rënda, një nga më të rëndat, kudo në botë. Sidomos dhunimet e bëra në luftë dhe nën ndikimin e presionit psikik dhe të dhunës së ashpër e me intensitet të theksuar kriminal janë dënime që shkojnë me vdekje a me burg të përjetshëm.

Dënimi me 10 vite burg për dhunën seksuale në luftën e Kosovës është dënim shumë i ultë dhe mundë të thuhet qesharak, që nuk ka fare lidhje me veprën e rëndë penale dhe kushtet e kryera. Kur thuhet kjo mendohet se :Dhuna seksuale u krye gjatë një dhune të ashpër kriminale në Kosove ndaj popullit shqiptar me qëllim që u përcaktua dhe u planifikuara nga shteti. Ajo karakterizohet me një intensitet të ç ‘frenuar që vetëm lufta e egër pushtues e kriminale i njeh.

Dhuna seksuale është kryer në vazhdimësi kohore dhe me dhimbje të rënda dhe me kriminalitet të ashpër fizik e psikik. E njëjta u krye si rezultat i hakmarrjes ndaj populli shqiptar që dhunohej dhe masakrohej me të madhe. Ka edhe elemente të dhunës seksuale fashiste dhe raciste me qëllim të denigrimit dhe të shkatërrimit të kombit shqiptar edhe në moral. Elementet e tilla flasin se këtu kemi të bëjmë me një vepër penale që hynë në vazhdën e dhunës gjenocidiale e cila karakterizohet me zhdukje, me përdhunime dhe me shfarosje në masa të shqiptarëve.

Është tjetër, krejtësisht tjetër, dhuna seksuale e kryer në shoqëritë demokratike, aty ku shumë faktor ndikojnë në dhunën e tillë, ku mbi të gjitha ka pushtim, urrejtje raciste, denigrim dhe zhdukje të kombit. Mirëpo, edhe në shtete, kur kryhen përdhunimet, varet niveli i dhunës në përdhunim. A është përdhunim me dhimbje fizike e të dëmtimit të gjymtyrëve, me rrahje e gjakderdhje? Varet nga shumë faktor. Ndërsa, përdhunimet në luftën e Kosovës të bëra nga ushtruesit kriminal serbe janë të rënda dhe kurrsesi nuk mundë të kualifikohet si përdhunime seksuale individuale në paqe.

Ato janë kryer me gjakderdhje, me rrahje e me dëmtime të gjymtyrëve, me prerje të trupit e me kafshime të ashpra. Shpeshherë kanë përfunduar me vrasje pas përdhunimet dhe me prerje koke etj. I takon prokurorisë që të ankohet kundër këtij verdikti gjyqësor. Nuk bënë të kalojnë këto përdhunime me dënime të tilla qesharake të gjyqtarëve mediokër të gjyqeve të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".