Aksident me tre të lënduar në Vushtrri

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 15:58
Aksident me tre të lënduar në Vushtrri

Një aksident i rëndë trafiku me tre të lënduar ka ndodhur sot në hyrje të Vushtrrisë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

“Aksident trafiku me të lënduar i ndodhur  rreth orës 14:30, të datës 8 korrik 2021, në rrugën nacionale Mitrovicës-Prishtinë segmenti rrugor zona në hyrje të Vushtrrisë, në aksident të përfshira një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor.”, ka thënë Zahiti.

(Kosova Sot Online)