Gjendet i vdekur një zyrtar policor në Prizren

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 17:35
Gjendet i vdekur një zyrtar policor në Prizren

Një zyrtar policor në Prizren është gjetur i vdekur sot gjatë ditës në fshatin Tupec të kësaj komune.

Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se i ndjeri ka pasur probleme me zemrën.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

 

Ai tha se në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)