Lexoni edhe:
Ministri Mehaj merr dozën e dytë të vaksinës
Nga sot, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën epidemiologjike “të gjelbër” të Austrisë, e cila lehtëson udhëtimet për qytetarët e atyre këtyre vendeve dhe udhëtarët që vijnë nga rajoni në Austri.
Me dekretin që hyri në fuqi në mesnatë, qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë nga sot në Austri, përfshirë edhe si turistë.
Ministri Mehaj merr dozën e dytë të vaksinësLexoni edhe:
Siç raportojnë mediat, deri më tani, vetëm Serbia dhe Maqedonia Veriore, si dhe Shqipëria, ishin në “listën e gjelbër”, kurse prej sot në këtë listë janë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.
Udhëtarët që vijnë nga vendet në listën “e gjelbër” mund të hyjnë në Austri pa karantinë, nëse kanë një certifikatë vaksinimi, me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson – dhe organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH) – Sinofarm kinez dhe Sinovac.
(Kosova Sot Online)