Rreth 1 mijë persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 15:01
Rreth 1 mijë persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Më pak se 1 mijë persona janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit kundër COVID-19 në Kosovë. Numër i ulët i të vaksinuarve është parë edhe gjatë vikendeve të kaluara.

919 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, deri tani në vend janë dhënë 253 mijë e 858 vaksina.

Ndërsa, 64 mijë e 276 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës. Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga kjo ministri.

Kujtojmë që nga 15 qershori në Kosovë ka filluar realizimi i planit për vaksinim masiv.

Megjithëse, nga kjo datë ka pasur kritika se numri i të vaksinuarve ka qenë i madh.

(Kosova Sot Online)