Parashikimi i motit për sot: Paralajmërohen rrebeshe me bubullima

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 08:01
Parashikimi i motit për sot: Paralajmërohen rrebeshe me bubullima

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

12.07 – Nxehtë, me diell e vransira. Nga mëngjesi priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima, që vende-vende zhvillohen edhe gjatë ditës. Në mbrëmje me kthjellime.

13.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

14.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

15.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

16.07 – Kryesisht me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 18C, e maksimalet në rritje, nga 30C ditën e hënë, deri në 36C ditën e mërkurë, e të premten sërish pësojnë një rënie të lehtë deri në 30C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 3-13m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies lehtë nën vlera normale.

(Kosova Sot Online)