Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu në partneritet me krimin e organizuar për shpëlarje të parave të pista!

Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu në partneritet me krimin e organizuar për shpëlarje të parave të pista!

Gani Qarri

  • 12 July 2021 - 07:27

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Krimi i organizuar ka vërshuar të gjithë resorët e funksionimit të shtetit, e sidomos industrinë e ndërtimit që ka marr hov të madh dhe dalë krejtësisht jashtë kontrollit, duke u shndërruar në një nga hallkat më të sigurta të pastrimit të parave të krimit të Organizuar në kryeqytet e më gjerë. E në këtë mega skandal prinë vet kryeqyteti apo komuna e Prishtinës, ku krimi i organizuar, përmes Shpend Ahmetit dhe Dardan Sajdiut, e kanë gjetur një lidhje të sigurt të partneritetit për shpëlarje të parave, të pista të fituara në bashkëveprim me nëntokën kriminale dhe sipas burimeve të mirë informuara, merret vesh se të gjitha ndërtimet, dhe investimet në ndërtime në Kosovë, me fokus Prishtinën, bëhen me para kesh, sepse kreditë për ndërtim që tërhiqen në bankat e Kosovës janë pothuajse krejtësisht minimale.

Mjerisht tash e më se 8 vite me radhë, njëjtë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë Shpend Ahmeti, vijon ta kopjojë tërësisht krye bashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili në krye të Bashkisë së kryeqytetit shqiptar erdhi po ashtu me premtimin mashtrues se nuk do të jepte leje të dyshimta ndërtimi, për të vepruar të kundërtën dhe krejt ndryshe. Dhe vetëm 5 vjet më vonë, Erion Veliaj e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të parave të pista, ku llogaritet se, vetëm gjatë mandatit të dytë dhe të fundit të kësaj qeverie, janë pastruar më shumë se 1.6 miliardë euro të dyshimta.

Ekspertët e huaj llogarisin se vetëm në Tiranë janë investuar në betonin e lejeve të ndërtimit mese 1.6 miliardë euro, apo pothuajse një shumë e tillë parash, gati sa 1/3-ta e buxhetit të tërësishëm vjetor të të gjithë Shqipërisë. Modeli të ngjashëm po përdor edhe matrapazi Shpend Ahmeti në qeverisjen e dy mandateve të tij me Prishtinën, por megjithatë, të gjithë mekanizmat e sundimit të ligjit, njëjtë si në Tiranë me Veliajn, vazhdojnë të heshtin edhe në Prishtinë, sikur mos të ekzistonin fare segmentet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në këtë vend.

Krimi i organizuar ka vërshuar të gjithë resorët e funksionimit të shtetit, e sidomos industrinë e ndërtimit që ka marr hov të madh dhe dalë krejtësisht jashtë kontrollit, duke u shndërruar në një nga hallkat më të sigurta të pastrimit të parave të krimit të Organizuar në kryeqytet e më gjerë. E në këtë mega skandal prinë vet kryeqyteti apo komuna e Prishtinës, ku krimi i organizuar, përmes Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, e kanë gjetur një lidhje të sigurt të partneritetit për shpëlarje të parave, të pista të fituara në bashkëveprim me nëntokën kriminale dhe sipas burimeve të mirë informuara, merret vesh se të gjitha ndërtimet, dhe investimet në ndërtime në Kosovë, me fokus Prishtinën, bëhen me para kesh, sepse kreditë për ndërtim që tërhiqen në bankat e Kosovës janë pothuajse krejtësisht minimale.

Shuma e kredive për të cilat kanë aplikuar dhe i kanë tërhequr qytetarët brenda një viti kalendarik lëvizë në shifrën nga 50-70 milion euro, përderisa vetëm brenda vitit lëshohen rreth 12 milion metra katrorë leje ndërtimi nga të cilat përfiton krimi i organizuar në bashkëpunim me drejtuesit e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun. Ndaj nga ato 12 milion metra katrorë të lejuara brenda një viti, për dy milion as që ka filluar të ndërtohet, sepse Kosova nuk disponon më shumë kapacitete për një fushatë të tillë të çmendur ndërtimi, pavarësisht se ndërtuesit nuk i kanë problem fondet e parave të pista që po shpërlajnë përmes ndërtimit të egër në bashkëpunim me komunën.

Kjo për vet faktin ngase përfitimi është trefish më i madh se vet investimi dhe derisa kostoja e ndërtimit për metër katror shkon nga 350- 400 euro, çmimi i shitjes lëvizë nga 1000 deri në 1200 euro për metër katror. Kështu që qytetarët me të drejtë e shtrojnë pareshtur pyetjen, se pse, tash e sa vite as që veprojnë organet e hetuesisë, për ta zbardhur të vërtetën e plotë, të lidhjes së Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut me kompaninë e tyre kriminale dhe mafien e ndërtimeve dhe mos lejuar që të shpërdorohet edhe më tej, paraja e vjedhur e taksapaguesve të shtetit të Kosovës, në këtë rast të Komunës së Prishtinës nga një matrapaz i kriminalizuar për plot gati 8 vite në krye të Prishtinës, duke krijuar lidhje te forta me shuma qindramilionshe me krimin e organizuar dhe me mafio-oligarkët e inkriminuar të nëntokës kriminale të ndërtimit të Prishtinës, sidomos me shitjen konspirative të lejeve të ndërtimit për 8 vite me radhë.

Për këtë lloj krimi nga njerëz të mirë informuar për këto zhvillime, thuhet se Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu i cili llogaritet si “truri i krimit të organizuar” në Prishtinë e Kosovë, kanë shitur leje ndërtimi për më shumë se rreth 12 milion metra katror, duke bërë biznes të pistë me shumë oligarkë financues të ndërtimit të egër në Prishtinë, ku ata së bashku vazhdojnë ta bëjnë hapur shpëlarjen e parave të pista me tenderë nga krimi i organizuar , nga droga dhe korrupsioni, të cilët llogaritet se nga viti 2013 deri me 2021, kanë shpëlarë para të pista në vlerë prej mbi 5 miliardë euro, që i bie mesatarisht mbi 600 milion euro për çdo vit kalendarik. Kështu që me lëshimin e lejeve të ndërtimit në mënyrë korruptive e me lek, Shpend Ahmeti e dardan Sejdiu ia kanë tejkaluar për disa herë edhe qeverisjes së LDK-së, respektivisht Sami Hamitit, pasi që në kohën e qeverisjes së LDK-s me Sami Hamitin, lejet e ndërtimit nuk kanë shkuar brenda vitit përtej 700.000 metrave katror, përderisa për interesa të mafio oligarkëve të lidhur me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun, qytetarët detyrohen pa vullnetin e tyre që ta pranojnë edhe rrënimin e shtëpive të banimit të ndërtuara pas luftës dhe me standard të mira, duke u rrafshuar lagje të tëra, në mënyrë grupore me nga 1000 e më shumë shtëpi banimi, e që për kompensim të marrin banesa sipas marrëveshjes, pas disa viteve pritje.

Kurse përfituesit perfid të gjithë kësaj, siç dihet tanimë publikisht, janë vet mafia në krye të së cilës qëndrojnë drejtuesit qysh moti të njohur për publikun, Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti, ndaj dhe shtrohet pyetja legjitime për organet e ligjit e të ndjekjes dhe të gjitha nivelet e prokurorive, se çfarë bëjnë ata 75 prokuror që tash e sa vite mbyllin sytë dhe nuk ndërmarrin asgjë kundër veprimeve të tilla të kundërligjshme, duke mos kryer detyrën e tyre edhe pse, ata paguhen shumë majshëm me parat e taksapaguesve të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".