Arrestohet shtetasja gjermane, ia vodhi 1 mijë e 800 euro kosovarit në aeroport

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 08:59
Arrestohet shtetasja gjermane, ia vodhi 1 mijë e 800 euro kosovarit në aeroport

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar një femër me nënshtetësi gjermane.

E njëjta, sipas policisë, dyshohet se ia ka vjedhur 1 mijë e 800 euro viktimës mashkull kosovar në aeroportin “Adem Jashari”.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 03.07.2021 – 18:05. Me 11.07.2021 është arrestuar e dyshuara femër K/me shtetësi Gjermane e cila dyshohet se me datën e incidentit ka kryer vjedhje 1800 euro nga viktima mashkull kosovar. me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)