Skandalizon Simmons: Ka pasur edhe aferë seksuale mes gjyqtarëve në rastin Drenica

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 11:41
Skandalizon Simmons: Ka pasur edhe aferë seksuale mes gjyqtarëve në rastin Drenica

Ish gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons po raporton në Kuvendin e Kosovës për skandalet e EULEX-it.

Ai i ka premtuar Kuvendin se do të ofrojë detaje për takimet që ka pasur Eulexi në Serbi.

“Për mua ka qenë e qartë se Eulexi ka dashur të evitojë konfrontimet me Serbinë. Pse të mos gjykoheshin serbët po ashtu? Pse Eulexi mendonte se Serbia e vetme mund të merrej me këto raste?”

“Gjatë viteve 2014 dhe 2015 Serbia ishte shumë e përkushtuar që të gjykoheshin ushtarët e UÇK-së, sidomos në rastin e Kleçkës dhe Drenicës. Dhe këto gjykime edhe ndodhën.”

Ai tregoi që në një rast gjykatësja polake, me emrin Adamska kishte pasur edhe aferë seksuale me një gjyqtar tjetër, Solishcki.

“Kishte pasur e-mail shumë interesant. Vetëm dy minuta pas një e-maili ku bëhej një kërkesë një gjyqtar i mbështetet ajo kërkesë. Pse gjyqtaren Adamska? Pse të mos zgjidhej një tjetër prej dhjetë gjyqtarëve në këtë rast?”

“Ka pasur kohë të pamjaftueshme që të bëheshin hetimet e duhura për këtë rast për vetëm dy minuta. Ishte e qartë se ky e-mail ka ndodhur vetëm sa për të dhënë dukjen e një gjëje të përshtatshme.”

(Kosova Sot Online)