Simmons: EULEX-i më shtyu të hap rast ndaj Ivanoviqit që ai të mos merrte pjesë në zgjedhjet lokale

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 11:44
Simmons: EULEX-i më shtyu të hap rast ndaj Ivanoviqit që ai të mos merrte pjesë në zgjedhjet lokale

Ish gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, po dëshmon para deputetëve të Kuvendit për skandalet e misionit të BE-së për drejtësi, EULEX duke dhënë deklarata absolutisht tronditëse.

Ndër pjesët më të rënda, ishte ajo ku z. Simmons flet për ndërhyrjet politike dhe parregullsitë në procedimet kriminale.

“Më kanë thënë se misioni ka synuar të largojë nga jeta politike persona që quheshin peshqi të mëdhenj. Më thanë se presin të shohin gjykatësit e EULEX-it t’i dënojnë ata”, tha Simmons.

Po ashtu u bërë e qartë se shtetet anëtare të BE-së ishin në kontakt të vazhdueshëm me EULEX-in.

“BE-ja ishte e pakënaqur me prokurorin David Schwendimann për shkak se dëshmia kundër ushtarëve të UÇK-së ishte e dobët.

Simmons më tej ka zbuluar edhe disa raste korruptive brenda EULEX-it që kanë çuar përpara rastin Drenica dhe rastin Kleçka.

Por, po ashtu ai ka zbuluar edhe mënyrën se si donin ta eliminonin nga politika, politikanin serb Oliver Ivanoviq që ishte kundërshtar i hapur i pushtetit serb.

“Shefi i misionit më kishte shtyrë që ta çojë përpara rastin e Oliver Ivanoviqit. Shefi i misionit ma tha qartë se nuk donte që Ivanoviq të mos merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë.”

Ai ka vënë në pyetje edhe marrëdhëniet e EULEX-it me Serbinë.

“Njerëzit dënoheshin nga gjyqtarë që nuk kishin autoritet as t’i dëgjonin këto raste.” – i tha z. Simmons.

(Kosova Sot Online)