Historia e gruas e cila u detyrua të martohej sa ishte fëmijë, u përdhunua e u qëllua me armë në fytyrë nga burri

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 12:02
Historia e gruas e cila u detyrua të martohej sa ishte fëmijë, u përdhunua e u qëllua me armë në fytyrë nga burri

Afganistani mbetet një nga vendet me shkallën më të lartë të dhunës ndaj grave.

Vitin e kaluar numrat zyrtarë konfirmuan 3 mijë e 500 raste dhune ndaj grave dhe mendohet se numrat do të rriten edhe më tej.

Shakila Zareen, 25 vjeç, është një nga të mbijetuarat e rralla. Ajo u detyrua të martohej kur ishte fëmijë, u përdhunua dhe i është nënshtruar 22 operacioneve pasi u qëllua në fytyrë nga burri i saj. Tani ajo po përdor zërin e saj për të mbështetur gratë e tjera ndërsa shërohet.

“E kaluara ime është shumë e dhimbshme dhe kjo më bëri që të rikthehem më e fortë. Unë gjithmonë them që jam e pathyeshme, gjithmonë them jo dhunës. Unë jam nga Afganistani dhe jetoj në Kanada,” tregon ajo.

Por prapa kësaj fytyre të lumtur fshihet një histori e errët.

“Fëmijëria ime ka qenë e vështirë. Nuk e mbaj mend nëse kam qeshur ndonjëherë kur isha fëmijë. Ishte e mbushur me sfida. Jam torturuar dhe rrahur nga vëllezërit e mi dhe burri. Nuk e mbaj mend se si u rrita,” thotë Shakila, raporton oranews.

Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur u detyrua të martohej.

“Burri im më qëlloi me një armë në fytyrë. Mendoja se kjo ishte një ëndërr e keqe duke shpresuar se do të mbaronte sa më parë. Kur u zgjova në spital doja të flisja, por e kisha të pamundur. Pastaj e pashë mamin duke qarë dhe e kuptova që nuk ishte një ëndërr e keqe, por ishte e vërtetë dhe tani është pjesë e jetës sime,” vazhdon Shakila .

Shakila është zhvendosur në Kanada. Dhe pavarësisht gjithçkaje ajo thotë se është me shumë fat. Tani po përdor forcën e saj për të mbrojtur gratë e tjera në Afganistan.

(Kosova Sot Online)