Dhurata Hoxha “kurban” i fillimit të dekriminalizimit në politikë dhe sistemin e drejtësisë

Dhurata Hoxha “kurban” i fillimit të dekriminalizimit në politikë dhe sistemin e drejtësisë
Dhurata Hoxha “kurban” i fillimit të dekriminalizimit në politikë dhe sistemin e drejtësisë

Muhamet Kelmendi

  • 12 July 2021 - 07:31

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Masat që po merren tash janë hap i mirë i punës kundër dukurive negative. Është një hap shumë i rëndësishëm në fushën juridike dhe akuzat që kanë filluar të ngritën nga ana e prokurorisë kundër ish posteve të larta të pushtetit.

Akuza kundër Dhurata Hoxhës dhe ish figurave të larta në pushtet tregon se ka filluar një fazë e re e luftës kundër kriminalitetit. Megjithatë, është shumë herët të konkludohet se ka filluar pushteti juridik të funksionoje si duhet me ligj. Është larg asaj që krimi të luftohet. Vetë në prokurori dhe në gjykata ka shumë kuadro që nuk mund të ushtrojnë detyrën e prokurorit a të gjyqtarit. Kjo për faktin se deri më tash nuk kanë funksionuar dhe tash gjithashtu janë jashtë funksionit.

Në këtë fushë duhet domosdo të futet në veprim Ligji mbi VETING-un. Kemi disproporcion midis të ardhurave legale dhe pasurisë që e kanë këta njerëz. E këtej tregon se domosdo duhet kjo fushë të spastrohet. Gjithashtu nuk është fare e vërtetë se krimi dhe korrupsioni në Kosovë është shkak i mos liberalizimit të vizave. Natyrisht se kjo luftë vazhdon dhe duhet të eci përpara. Por, Kosova nuk është më keq se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi a Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Liberalizimi është mjet i presionit mbi Kosovën për të ecur në rrugën e kompromisin me shtetin kriminal serb.

Nga UE dhe shtetet e këtij unioni po përdoret si mjet liberalizimi. Këtu edhe thuhet se kemi krim dhe korrupsion të lartë. Ka por jo në ato përmasa sa që mos të liberalizohen vizat. Kosova duhet të eci në rrugën e luftimit të këtyre dukurive. E këtu lypset spastrim i madh në sistem. VETING është mjeti që e kryen këtë detyrë madhore në shtetin juridik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".