MSH: Varianti Delta mund të dominoj në Evropë, është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 14:23
MSH: Varianti Delta mund të dominoj në Evropë, është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku është vaksinuar sot kundër COVID-19,.

Me këtë rast, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se vaksinimi është mënyra më efikase për të ju kthyer jetës normale.

Nga kjo ministri kanë thënë se varianti Delta mund të dominoj në Evropë, andaj edhe sipas saj, është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi i MSH’së:

Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për t’ju kthyer jetës normale. Të gjitha vaksinat që administrohen tek ne janë të sigurta, efektive e mbrojnë kundër shfaqjes së simptomave të rënda të sëmundjes të shkaktuar nga COVID-19.

Varianti “Delta” i COVID-19 mund të dominoj në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të siuatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku.

Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tonë dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë.

(Kosova Sot Online)