Departamenti amerikan i Shtetit në raportin ndaj Kongresit e përmend Gjykatën Speciale

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 22:40
Departamenti amerikan i Shtetit në raportin ndaj Kongresit e përmend Gjykatën Speciale

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), në raportin e publikuar rishtazi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, “Raporti i vitit 2021 për Kongresin në përputhje me Seksionin 5 të Aktit për Parandalimin e Gjenocidit dhe Mizorive të Elie Wiesel të vitit 2018”, ka përmendur edhe Gjykatën Speciale.

“Shteti ka mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat kanë filluar gjykimin e individëve, përfshirë ish-Presidentin Hashim Thaçi për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”, thuhet në raport.

 

Raporti përfshin periudhën nga korriku 2020 deri në maj 2021.

Raporti i DASH’it, është shpërndarë nga ambasada e SHBA’së në Kosovë, duke thënë se i mbështesin përpjekjet e Kosovës në drejtësi tranzicionale.

“Parandalimi dhe përgjigjja ndaj mizorive globale është njëkohësisht një përparësi e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe një domosdoshmëri morale. Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e drejtësisë tranzicionale të drejtuara nga Kosova, përfshirë punën e Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës dhe Dhomat e Specializuara”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA’së në Kosovë. 


(Kosova Sot Online)