I kthehet qytetarit kuleta e gjetur nga zyrtarët policorë

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 16:19
I kthehet qytetarit kuleta e gjetur nga zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ia ka kthyer një qytetari kuletën që i kishte humbur në rrugën “UÇK”, në Pejë.

Sipas policisë, kuleta u gjet nga patrulla e policisë në rrugë.

“Më datë 12.07.2021, në orën 13:20, në rrugën “UCK” në Pejë, gjatë  detyrës zyrtare duke patrulluar dy (2) zyrtarë policorë e kanë gjetur një kuletë në të cilën gjendeshin:

një (1) patentë shofer gjerman 

535 euro (pesëqind e tridhjetë  e pesë) euro

1.45 euro të metalit

Pesë (5) dollarë amerikan

Dokumente personale dhe kartela të bankave

Pas verifikimeve të nevojshëm nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronarit dhe i njёjti ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, i cila e ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, patentë shoferin dhe dokumentet e tjera dhe i falënderoi Policinë për këtë gjest të mirë.

Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve  me Policinё e Kosovës”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)