KRU “Hidrodrini” thotë se uji në Pejë, Istog, Klinë dhe Junik është i pijshëm

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 18:00
KRU “Hidrodrini” thotë se uji në Pejë, Istog, Klinë dhe Junik është i pijshëm

Zyra rajonale për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se uji në Pejë, Istog, Klinë dhe Junik është në rregull dhe se asgjë nuk ndërlidhet me rastin e fshatrave të Deçanit.

Nga kjo zyrë kanë thënë se uji në këto komuna është i pijshëm dhe plotëson të gjitha standardet e verifikuara nga IKSHPK.

“Pra, informatat dhe gjendja e paqartë me fshatrat e Deçanit, është shqetësim i lokalizuar në vete dhe siç dihet, të gjitha mekanizmat janë në funksion të zgjidhjes së situatës atje në shërbim të përmirësimit të shëndetit qytetarë”, thuhet nga Hidrodrini.

Njoftimi i plotë:

Në Pejë, Istog, Klinë dhe Junik – uji është i pijshëm

Të nderuar konsumatorë, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore me banorë të fshatrave të Deçanit e ku fillimisht u dyshua se uji i pijes mund të ishte faktorë helmimi, tashmë kanë filluar të shprëndahen informata të pasakta për komuna të tjera të zonës tonë të mbulueshmërisë.

Andaj, me këtë rast, KRU ‘Hidrodrini’-Pejë

Njofton opinionin dhe konsumatorët, se uji, në komunat; Pejë, Istog, Klinë dhe Junik është i pijshëm dhe plotëson të gjitha standardet e verifikuara nga IKSHPK.

Pra, informatat dhe gjendja e paqartë me fshatrat e Deçanit, është shqetësim i lokalizuar në vete dhe siç dihet, të gjitha mekanizmat janë në funksion të zgjidhjes së situatës atje në shërbim të përmirësimit të shëndetit qytetarë.

Lusim qytetarët, të mos bien pre e asnjë informate të pa verifikuar. Të gjitha informacionet e sakta, në kohë reale, do të ndahen me publikun, në faqen tonë zyrtare këtu dhe në media.

Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë.


(Kosova Sot Online)